Nesër zhvarroset bashkëluftëtari i Komandantit legjendar Adem Jasharit, Ilir Lushtaku

18 korrik 2018 | 20:11

Nesër (e enjte), me  një ceremoni të veçantë do të zhvarrosen eshtrat e bashkëluftëtarit të Komandantit legjendar Adem Jashari, Ilir Sylejman Lushtaku.

Dëshmori i Kombit Ilir Lushtaku ra heroikisht në mbrojtje të atdheut më 26 Mars 1999 në Prekaz të Poshtëm në një betejë të ashpër me forcat serbe e cila u zhvillua në një afërsi prej 20 deri 30 metra.

Ndërkaq, rivarrimi i dëshmorit bëhet nesër në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë të Skenderajt në orën 16:00.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka uruar…