Policia arreston një 34-vjeçar, dyshohet për vrasje të rëndë në tentativë

25 prill 2024 | 20:04

Një 34-vjeçar me inicialet K.K, është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimet për rastin “vrasje e rëndë në tentativë” të ndodhur më datë 17.02.2024 në rrugën “B” në Prishtinë.

Policia njofton se i dyshuari me urdhër të prokurorit të shtetit u dërgua në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.

“Mbrëmë në orët e vona, nga zyrtarët e njësisë së hetimeve të përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës në bashkëpunim edhe me policinë e aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar për rastin vrasje e rëndë në tentativë të ndodhur më datë 17.02.2024 rreth orës 19:45, në rrugën “B” në Prishtinë.”, ka njoftuar Policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

Mbrëmë në orët e vona, nga zyrtarët e njësisë së hetimeve të përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës në bashkëpunim edhe me policinë e aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar për rastin vrasje e rëndë në tentativë të ndodhur më datë 17.02.2024 rreth orës 19:45, në rrugën “B” në Prishtinë.

Arrestimi i të dyshuarit; K. K, mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të specializuara operativo-policore, në kuadrin e procesit hetimor të këtij rasti.

Përderisa policia po punon në mënyrë aktive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndaj të dyshuarit me autorizimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë në Tentativë.

I njëjti me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit u dërgua në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka bërë një tjetër deklaratë…