KFOR-i dhe FSK-ja intervenojnë për largimin e mjeteve të pashpërthyera në Lipjan

16 nëntor 2026 | 13:59

Disa mjete të dyshuara të pashpërthyera janë gjetur më 15 nëntor në Lipjan, ndërsa rasti është raportuar në Policinë e Kosovës nga qytetarët.

Pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar zonën për të shmangur rrezikun për qytetarët.

Në vendngjarje kanë intervenuar edhe njësitë për deminim të KFOR-it dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilat kanë bërë tërheqjen e mjeteve të dyshuara.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur rreth orës 15:05.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka…