Ndalohet një person, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë

16 nëntor 2026 | 15:50

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar për 48 orë një person me inicialet A.B., i cili ka ushtruar detyrën e udhëheqësit të Zyrës për Menaxhimin e Lëndëve në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Sipas Prokurorisë, A.B. dyshohet se, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, ka krijuar dosje fiktive dhe ka vendosur vulën e vërtetësisë në kopjen e një dokumenti të falsifikuar, të titulluar “Kontratë për shitblerje”.

“Në kuadër të veprimeve hetimore, personit me inicialet M.B., shtetas i Serbisë, i cili aktualisht ndodhet në arrati, i është mundësuar regjistrimi i një prone banesore në emrin e tij në Zyrën Kadastrale në Prishtinë. Prona në fjalë ka sipërfaqe prej 55.89 m² dhe gjendet në Zonën Kadastrale në Matiçan”, është thënë në njoftimin e Prokurorisë.

Rasti po hetohet nga Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në kuadër të Departamentit për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave,…