Nga semestri i ri, vijueshmëria e profesorëve dhe studentëve regjistrohet nga sistemi elektronik

02 Shkurt 19:36

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, ka thënë se në vazhdën e punëve të mira që po bëhen, në nisje të semestrit të ri do të funksionalizohet sistemi elektronik për mbikëqyrjen e vijueshmërisë të profesorëve dhe studentëve.

Në “Info Magazine” të “Klan Kosovës”, ai ka deklaruar se gjatë punës ka pasur edhe presion, nga njerëz me pushtet në shoqëri, por se nuk do të tërhiqet, dhe se kriteret për avancim të profesorëve do të mbeten të larta.

“Udhëzimin Administrativ e kemi dërguar nëpër fakultete, dhe mbetet të shihet. Unë jam i detyruar ta zbatoj Statutin e Universitetit të Prishtinës, sepse sipas tij jam zgjedhor, jo nga ministri. Ka një grup që kanë pranuar kriteret dhe janë tërhequr nga avancimet. Ka një grup tjetër që ka qenë më i zëshëm në realizimin e pritjeve të veta dhe të familjarëve. Senati i universitetit është shumë transparent dhe vendimet merren në mënyrë demokratike. Meqë kemi ngritur kriteret, kanë mbetur shumë njerëz të fuqishëm dhe familjarë të tyre pa u avancuar. Për shembull nëse një kryeinspektor ka mbetur pa u avancuar, kemi pasur persion nga inspektorati, ose nga Avokati i Popullit, ose nga ndonjë institucion tjetër”, ka thënë ai.

Ai ka bërë të ditur se që nga 16 shkurti i këtij viti do të aktviziohet sistemi elektronik në UP.
“Unë kam marrë raportet nga fakultetet që thonë se mbi 95 për qind e orëve janë mbajtur, ndërsa pjesa tjetër, për shkak të udhëtimeve, ose arsyeve tjera nuk janë mbajtur. Ne e kemi instaluar sistemin elektronik për vijueshmëri, për studentë dhe profesorë. Prej 16 shkurtit ky sistem do të jetë në funksion, Po ashtu jemi duke punuar në sistemin për mbledhjen e të dhënave, që ta dijë rektori dhe dekani gjendjen e institucionit. Për më shumë, kemi themeluar zyrën për inovacione, që vec ka nisur punën. Në universitet ka progres të vazhdueshëm dhe të prekshëm”, ka thënë Demaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Deputeti i LDK-së, Anton Quni, i ftuar në “Ditë Mbas…