Nismës i bashkohen dy figura kyçe të Vetëvendosjes në Ferizaj

13 Shkurt 15:29

Nismës Socialdemokrate i janë bashkuar edhe dy anëtarë të rinj: sekretari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj, Fazli Shabani dhe sekretari për media i LV-së në Ferizaj, Naim Berisha.

“Shabani dhe Berisha tani e tutje angazhimin e tyre politik do ta zhvillojnë në Nismën Socialdemokrate të cilët u shprehen të kënaqur që po i bashkohen subjektit politik Nisma”, është thënë në njoftimin për medie të Nismës Socialdemokrate.

Kryetari i degës së Nismës në Ferizaj, Besnik Berisha, u ka uruar mirëseardhje dy anëtarëve të rinj dhe i ka falënderuar ata për rreshtimin e tyre në Nisma.

Në prezantimin e dy anëtarëve të rinj ishin edhe anëtarët e Kryesisë Qendrore të Nismës, Haxhi Shala dhe Çerkin Dukolli, të cilët uruan Shabanin dhe Berishën për rreshtimin e tyre në Nisma.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Dikur Taulant dhe Granit Xhaka veshën së bashku fanellën kuq…