Vjehrri ushtron dhunë ndaj nuses dhe e dëbon nga shtëpia, ajo e denoncon në polici

26 prill 2024 | 08:28

Rastet e dhunës në familje janë vazhdimisht në rritje, pasi që çdo ditë në të gjitha rajonet e Kosovës denoncohen dhjetëra raste të tilla, ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat të cilat përjetojnë dhunë në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar edhe një grua nga Lipjani, e cila ka denoncuar babanë e bashkëshortit të saj për dhunë në familje.

Sinjali mëson se 22-vjeçarja ka deklaruar se vjehrri ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj dhe më pas e kishte dëbuar nga shtëpia e tyre në Pejë.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me konfliktin me nusen e të birit.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka pritur në takim Kim…