Një gjykatë spanjolle i ka dërguar ftesë liderit të Katalonisë

01 nëntor 2017 | 13:09

Gjykata Kombëtare e Spanjës në Madrid ka njoftuar dje se 14 vetë janë ftuar të dëshmojnë nesër dhe pasnesër, derisa gjykata e fillon procesin e akuzave kundër tyre lidhur me rebelim, nxitje për revoltë dhe keqpërdorim të fondeve publike. Puigdemont dje ka udhëtuar për në Bruksel, pasi javën e kaluar, parlamenti lokal rajonal e ka shpallur pavarësinë. Duke folur në Bruksel, dje më herët gjatë ditës, ai nuk e ka qartësuar se sa gjatë do të qëndroj atje, por ka theksuar se do të kthehet atëherë kur t’i jepen “garantime” nga qeveria spanjolle. Ai, po ashtu, ka theksuar se do t’i pranoj rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme në muajin dhjetor, që janë caktuar nga qeveria qendrore e Spanjës, pasi ajo përkohësisht e ka pezulluar autonominë e rajonit dhe i ka shkarkuar zyrtarët lokalë. Kriza politike në Spanjë është shkaktuar nga referendumi për pavarësi, që është mbajtur në Kataloni më 1 tetor, përkundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Spanjës se ky referendum ishte ilegal. Autoritetet e Katalonisë kanë deklaruar se 90 për qind e 43 për qind e votuesve, që kishin marrë pjesë në referendum, ishin në favor të pavarësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 55-vjetorit të krijimtarisë letrare të poetit, prozatorit,…