OKB-ja: Forcat e Venezuelës kanë vrarë qindra njerëz

22 qershor 2018 | 16:48

Forcat e sigurisë në Venezuelë kanë kryer qindra vrasje arbitrare nën maskën e luftimit të krimit, kanë thënë Kombet e Bashkuara.

Këshilli për të Drejta të Njeriut i OKB-së, bërë me dije se ka dëshmi të besueshme se forcat e sigurisë kanë bastisur lagje të varfra dhe se kanë vrarë të rinj, shpeshherë në shtëpitë e tyre.

Sundimi i ligjit ishte “pothuajse joekzistent” në këtë vend, ka thënë shefi i të drejtave të njeriut të OKB-së, Zeid Ra’ad Al Hussein.

Venezuela, në të kaluarën, i ka hedhur poshtë akuzat për të drejtat e njeriut, duke i cilësuar si “gënjeshtra”.

Ky vend po kalon një krizë të zgjatur politike dhe ekonomike.

Dhjetëra protestues janë vrarë në përleshjet gjatë protestave anti-qeveritare, vitin e kaluar.

Presidenti Nicolas Maduro është zgjedhur në këtë pozitë në maj, pasi opozita e pati bojkotuar votimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Komisionit të Pavarur për Media të premten ka…