OKB-ja heton raportet për sulmet kimike në Siri

06 Shkurt 16:39

Ekspertët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për krime lufte, kanë thënë se janë duke hetuar disa raporte për sulmet kimike të supozuara kundër civilëve në qytete siriane të kontrolluara nga rebelët.

Njoftimi i sotëm i Komisionit të OKB-së për hetime të të drejtave të njeriut në Siri, ka thënë se ka pranuar “disa raporte, të cilat tani janë duke i hetuar, në të cilat thuhet se bombat kanë përmbajtur gaz klori” në Saraqeb, që gjendet në veriperëndim të provincës Idlib dhe Douma në Ghoutën Lindore.

Banorët e dy vendeve të kontrolluara nga rebelët kanë akuzuar forcat siriane për përdorimin e armëve kimike në javët e fundit.

Presidenti sirian, Bashar al-Assad, Qeveria e të cilit mbështet nga Rusia, ka kundërshtuar përdorimin e armëve kimike.

Mirëpo Komisioni i OKB-së, ka fajësuar zyrtarisht Damaskun në shtatorin e kaluar për sulme kimike, në të cilin kanë vdekur më shumë se pesë persona në provincën Idlib më 2017, raporton “Rel”.

Po ashtu organizata ka thënë se Qeveria e Sirisë ka përdorur gazin klorin në sulmet e vitit 2014 dhe 2015.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë thënë se ka pasur “të dhëna të qarta” për sulme me gaz klori në Siri në javët e fundit, duke përfshirë enklavën e Ghoutas Lindore.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Bashkimi Evropian u ka ofruar perspektivë të qartë integruese vendeve…