Pacolli kërkon që të rritet bashkëpunimi në shkëmbimet tregtare me Belgjikën

21 mars 2018 | 13:12

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit, në ditën e dytë të vizitës së tij në Bruksel, ka pasur një takim miqësor në Pallatin Egmont me homologun e tij, ministër i jashtëm dhe zëvendëskryeministër i Belgjikës, Didier Reynders.

“Intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në planin e shkëmbimeve tregtare, zhvillimet rajonale dhe bashkëpunimi për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ishin disa prej temave të diskutimit mes dy ministrave”, është thënë në njoftimin e MPJ-së.

Ministri Pacolli e ka njohur bashkëbiseduesin e tij me zhvillimet ekonomike në vend, me trajtimin e pakicave në Kosovë, ecurinë e dialogut me Serbinë, etj.

Shefi i diplomacisë belge, u interesua për aspekte të veçanta të këtij dialogu, marrëdhëniet me EULEX-in dhe rrugët e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Dy bashkëbiseduesit shprehën vullnetin për të rritur bashkëpunimin në fushën e shkëmbimeve tregtare që sot janë në nivel të ulët. “Na duhet ndihma e Belgjikës”, ka thënë ministri Pacolli, i cili identifikoi disa fusha të bashkëpunimit prioritar, veçanërisht për integrimin ndërkombëtar, në UNESCO, Interpol, njohjet në zonën e Afrikës, etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se pavarësisht hedhjes…