Pacolli uron 8 Marsin

08 mars 2018 | 11:07

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Pacolli ka theksuar se është i lumtur që gruaja sot është më e lirë se kurrë, por sipas tij, vazhdimisht duhet punuar edhe më shumë në këtë drejtim.

“Sot është 8 Marsi, dita e gruas. Një nga ditët më me rëndësi të vitit. Çfarë do që kam bërë në jetë, unë gjithmonë them se nëna ime ka bërë edhe më shumë se unë. Sakrifica dhe mundi i nënave, grave dhe motrave tona është i jashtëzakonshme. Nuk krahasohet me asgjë. Jam i lumtur që gruaja sot është më e lirë se kurrë, por vazhdimisht duhet punuar edhe më shumë në këtë drejtim. Gëzuar 8 Marsin, nëna, gra dhe motra, kudo që jeni”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Naim Sadiku në një postim në llogarinë e vet në…