Perezi “godet” Ronaldon

27 maj 2018 | 17:52

Largimi i mundshëm i Ronaldos ka qenë një nga bisedat më të zjarrta pas finales së Ligës së Kampionëve.

Presidenti i Realit, Florentino Perez, nuk e ka pritur mirë deklaratën e Ronaldos, i cili deklaroi pas ndeshjes se ishte diçka e bukur të luante për Realin. Numri 1 i madrilenëve deklaroi se për të ka më shumë rëndësi skuadra se sa individët.

“Të gjithë kanë të drejtën të flasin dhe të thonë atë që mendojnë. Por për një skuadër si Real Madrid rëndësi nuk ka individi, por klubi. I rëndësishëm mbetet klubi dhe në një ditë si kjo, që ne u shpallëm kampionë të Evropës, gjëja më e rëndësishme është te festojmë trofeun. Nuk është hera e parë që ndodh kjo gjë. Gjithnjë flasim për Ronaldon dhe më pas nuk ndodh asgjë. Jam i lumtur që ai ka fituar 5 herë trofeun e Ligës së Kampionëve”, u shpreh Perez.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra gjakovare e ka barazuar rezultatin në finalen ndaj Prishtinës…