Policia e Dogana zotohen për luftimin e ekonomisë joformale

12 korrik 2018 | 14:44

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Naim Rexha, ka pritur në takim drejtorin e përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, me të cilin ka biseduar për ngritjen dhe avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, luftimin e ekonomisë joformale, luftimin e kontrabandës si dhe bashkërendimin e aktiviteteve në pikat doganore.

Qëllimi i avancimit të bashkërendimit të aktiviteteve në pikat doganore, është që të ndihmojë në lehtësimin e qarkullimit dhe lëvizjes së bashkatdhetarëve që vijnë në pushime në vendin tonë gjatë sezonit veror.

Rexha ka falënderuar Berishën, duke vlerësuar se vizitat ndërinstitucionale do të shërbejnë për të forcuar bashkëpunimin reciprok në të mirë të qytetarëve.

Të dy drejtuesit e agjencive janë zotuar për vazhdimin dhe ngritjen e mëtejme të bashkëpunimit të ndërsjellët edhe në të ardhmen.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur kryetarin…