Bahtiri ofron përkrahje për Bashkësinë Islame të Mitrovicës

12 korrik 2018 | 14:37

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur kryetarin e Bashkësisë Islame (BI) të Mitrovicës, Irfan Krasniqi, me bashkëpunëtorë, me të cilët ka biseduar për çështje me interes të përbashkët dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit.

Kryetari Bahtiri u ka thënë përfaqësuesve të BI-së të Mitrovicës se ai dhe komuna gjithmonë kanë qenë për bashkëpunim të mirë me BI-në dhe kështu do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Bahtiri u ka thënë drejtuesve të BI-së se i mbështet kërkesat e tyre për ndërtimin e xhamisë në cepin verior të komunës. “Besoj se kjo çështje do të adresohet dhe fillon të zgjidhet shumë shpejtë”, ka thënë Bahtiri.

Kryetari Bahtiri ka thënë se përkujdesja për varrimin e të vdekurve do të jetë obligim i BI-së, ndërsa që komuna do të paguajë për shërbimet që ajo i kryen sipas marrëveshjes që ka qenë deri më tani.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim lamtumirës…