Rexhaj: Besa nuk largohet nga Superliga

17 prill 2018 | 17:48

Mërgim Rexhaj ka parashikuar se Besa është favorite ndaj Flamurtarit dhe Vllaznisë së Pozharanit për ta siguruar pozitën e barazhit. “Ne jemi duke e marrë secilën ndeshje me seriozitet të madh dhe mendoj se kemi përparësi ndaj Flamurtarit dhe Vllaznisë për shkak të orarit, por edhe që luajmë ndaj Flamurtarit në Pejë. Besoj se me angazhimin maksimal të të gjithë lojtarëve do ta arrijmë pozitën e barazhit, pastaj besoj do ta sigurojmë edhe mbijetesën në ndeshjen e barazhit”, ka thënë Rexhaj. 

Një nga lojtarët më të mirë që ka aktualisht Besa e Pejës, Mërgim Rexhaj, ka thënë të hënën për “Epokën e re” se kjo skuadër nuk do të largohet nga Vala Superliga e Kosovës në futboll. Ai ka shprehur optimizëm se skuadra pejane fillimisht do ta sigurojë pozitën e barazhit, pastaj edhe mbijetesën.

“Ne jemi duke e marr secilën ndeshje me seriozitet të madh dhe mendoj se kemi përparësi ndaj Flamurtarit dhe Vllaznisë për shkak të orarit, por edhe që luajmë ndaj Flamurtarit në Pejë. Besoj se me angazhimin maksimal të lojtarëve do ta arrijmë pozitën e barazhit, pastaj do ta sigurojmë edhe mbijetesën në ndeshjen e barazhit”, ka thënë Rexhaj, i cili ka shprehur bindjen se skuadra pejane nuk e ka merituar pozitën nëpër të cilin po kalon. “Sigurisht se është mëkat i madh që një ndër klubet më të suksesshme në Kosovë të luftojë për mbijetesë e jo për titull, mirëpo kjo u ndodh edhe ekipeve të mëdha evropiane e përgjegjësinë për këtë duhet ta mbajnë ata të cilët e sollën klubin në këtë gjendje të mjerueshme”, ka deklaruar ai.

Në xhiron e radhës Besa e pret Drenicën në stadiumin “Shahinhaxhiislami”, kurse mbrojtësi Rexhaj kërkon maksimumin e pikëve ndaj ish-skuadrës së tij. “Ndeshja e radhës mund të cilësohet për ne një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, sepse me fitoren eventuale do të mbajmë diferencë pikësh ndaj Flamurtarit dhe Vllaznisë. Do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë duke i ditur cilësitë e skuadrës së Drenicës, por me angazhimin tonë maksimal besoj se do t’i arrijmë pikët maksimale të dielën dhe të vazhdojmë drejt synimit tonë, që është sigurimi i pozitës së barazhit, pastaj mbijetesa”, ka shtuar ai. Skuadra e Besës aktualisht renditet në pozitën e dhjetë me vetëm 18 pikë, ku nga 27 ndeshje ka regjistruar 5 fitore, 3 barazime dhe 19 humbje.

(Veton ZYMBERI)

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Gjyqësor të Kosovës…