Sejdiu: Pak gjumë kishte në natën e 16 shkurtit

17 shkurt 2018 | 13:57

Ish-President i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në kohën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke folur në emisionin ‘‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit’’, ka shkëputur çaste dhe emocione nga rrjedha e orëve të para shpalljes së pavarësisë.

Duke sjellë këto shkëputje, ish-presidenti Sejdiu ka thënë se kishte pak gjumë dhe shumë emocion në natën e 16 shkurtit.

“Pak gjumë kishte në natën e 16 shkurtit. Nuk kishte rehati personale, kishte emocione tek unë sikur tek çdo shqiptar. Po vinte një moment që nuk kanë pasur fatin tap resin gjeneratat e tjera. Po përgatiteshin kërkesat për njohje. Datë e paharrueshme. Kishim këtë fat si gjeneratë. Me rëndësi që ishte një gëzim”, deklaroi ai.

I pyetur për detaje të tjera të atyre orëve, Sejdiu ka kujtuar edhe lajmin për urdhër arrest nga Serbia.

“Fletarrestet i kishin ndarë gratis Serbia nga 15 vjet , e kishin paraparë një dënim më burg së paku 15, nga një për mua, kryeparlamentarin Krasniqi dhe Thaçin”, shtoi Sejdiu.

Sejdiu më tej ka folur edhe për motin e ftohtë, duke kujtuar se edhe temperaturat e ulta të asaj dite ishin në favor të kontrollimit të masave që festonin.

“Absolutisht ishte gjithçka e koordinuar. Edhe moti është parashikuar që të jetë I kthjellët por i ftohtë. Por emocionet nuk ndaleshin. Kishim komunikime me qendrat e Kosovës”, ka deklaruar Sejdiu, president në kohën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar qytetarët e Kosovës…