Sot mësohen finalistet e Kupës

18 prill 2018 | 10:43

Ndeshjet kthyese në gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll zhvillohen sot (e mërkurë), kurse vëmendja do të jetë në ndeshjen Vushtrria – Prishtina.

Ndeshjen e parë e kanë fituar kryeqytetasit me rezultat 1-0, por vushtrriasit tash janë të bindur se në stadiumin “Fërki Aliu” mund ta përmbysin skuadrën më të madhe në vend dhe ta sigurojnë kualifikimin në finale.

Në këtë ndeshje Prishtina do të jetë e kompletuar, kurse në dyshim mbetet inkuadrimi i sulmuesit kryesor të Vushtrrisë, Labinot Osmani, i cili pësoi lëndim në nyjën e këmbës në ndeshjen e fundit ndaj Ramiz Sadikut.

Prishtina ka qenë në tetë finale të Kupës nga edicioni 1991/92, prej të cilave i ka fituar pesë, kurse për Vushtrrinë do të ishte hera e parë që do të luante në një finale të madhe të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.

Në ndeshjen tjetër që zhvillohet në Gjakovë përballen dy skuadrat kuqezi: Vëllaznimi dhe Drenica. Ndeshja e parë në mes të këtyre skuadrave e zhvilluar në Skenderaj kishte përfunduar me rezultat 1-1. Të dyja ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00.

 

(Veton ZYMBERI)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka theksuar se mirëpret…