Raporti vlerëson të arriturat tona, të intensifikojmë angazhimin në rrugën integruese

18 prill 09:10

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka theksuar se mirëpret Raportin për vendin të Komisionit Evropian duke e konsideruar real dhe objektiv. 



Ministrja ka theksuar se “është shumë e rëndësishme që Komisioni Evropian vlerëson se Kosova ka bërë progres në shumë fusha”.

“Raporti ka trajtuar edhe reformën e administratës publike dhe sistemin gjyqësor”, ka shkruar ministrja Hoxha në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, duke shtuar se “ndër çështjet më të rëndësishme në këtë raport, është njohja e progresit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Me këtë rast, KE, ka potencuar se institucionet e Kosovës kanë bërë progres në ndjekjen e rasteve të profilit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Po ashtu, është theksuar se ka progres edhe në konfiskimin preliminar të aseteve. Njohja e këtij progresi është shumë e rëndësishme për procesin e liberalizimit të vizave”.

Po ashtu, ka theksuar ministrja Hoxha, Raporti në përgjithësi, ka vlerësuar se institucionet e Kosovës kanë arritur progres në fushën e kritereve ekonomike, normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si dhe në përgjithësi sa i përket harmonizimit të legjislacionit me standardet e BE-së.

Më tej, thekson ministrja, “gjatë këtij viti, duhet të fokusohemi më shumë në fuqizimin e zbatimit të ligjeve, implementimin e reformës së administratës publike, duhet vazhduar lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe duhet rritur konfiskimi i aseteve. Po ashtu, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet fushës së arsimit dhe punësimit si dy fusha kyçe për implementimin e suksesshëm të MSA-së”.

Deklarata e plotë e ministres Dhurata Hoxha:

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Komisioni Evropian (KE) publikoi Raportin për Vendin. Mirëpresim publikimin e këtij raporti duke e konsideruar real dhe objektiv. Posaçërisht duhet vlerësuar fakti se raporti evidenton të arriturat dhe sfidat e institucioneve përkatëse.

Është shumë e rëndësishme që KE vlerëson se Kosova ka bërë progres në shumë fusha. Ratifikimi i Marrëveshjes për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi është përmendur në raport si diçka pozitive dhe hap i rëndësishëm.

Po ashtu, është evidentuar se zgjedhjet e vitit 2017 kanë qenë të mirë-administruara dhe të lira.

Raporti ka trajtuar edhe reformën e administratës publike dhe sistemin gjyqësor, duke potencuar suksesin e arritur me procesin e rishikimit të agjencive të pavarura, suksesin e arritur me miratimin e ligjeve të Pakos së gjyqësorit dhe integrimin e gjykatësve dhe prokurorëve në veri të vendit.

Ndër çështjet më të rëndësishme në këtë raport, është njohja e progresit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Me këtë rast, KE, ka potencuar se institucionet e Kosovës kanë bërë progres në ndjekjen e rasteve të profilit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Po ashtu, është theksuar se ka progres edhe në konfiskimin preliminar të aseteve.

Njohja e këtij progresi është shumë e rëndësishme për procesin e liberalizimit të vizave.

Raporti në përgjithësi, ka vlerësuar se institucionet e Kosovës kanë arritur progres në fushën e kritereve ekonomike, normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si dhe në përgjithësi sa i përket harmonizimit të legjislacionit me standardet e BE-së.

Të nderuar qytetarë,
Raporti për vendin, përveç që ka nënvizuar të arriturat, ka nënvizuar edhe sfidat e institucioneve në fushat e caktuara. Megjithatë, konsideroj se Raporti është udhërrëfyes dhe orientim për institucionet tona për të intensifikuar punën në fushat e caktuara.
Gjatë këtij viti, duhet të fokusohemi më shumë në fuqizimin e zbatimit të ligjeve, implementimin e reformës së administratës publike, duhet vazhduar lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe duhet rritur konfiskimi i aseteve.

Po ashtu, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet fushës së arsimit dhe punësimit si dy fusha kyçe për implementimin e suksesshëm të MSA-së.

Si Ministre e Integrimit Evropian, do të angazhohem maksimalisht që të gjitha institucionet të intensifikojnë punën për të adresuar sfidat e evidentuara në Raportin për Vendin.

Adresimi i këtyre sfidave dhe reformat në fushat e lartpërmendura, janë rruga jonë e vetme drejt integrimit në BE.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barbara Bush ishte gruaja e një presidenti të Shteteve të…