Themelohet koalicioni për barazi

22 qershor 2018 | 16:10

Organizatat joqeveritare të udhëhequra nga gratë dhe gratë aktiviste, në kuadër të nismës “Fuqizimi i pjesëmarrjes së grave në politikë dhe vendimmarrje në Kosovë” kanë themeluar koalicionin për barazi.

Pjesëmarrëset e kësaj nisme janë zotuar se do të punojnë drejt përmbushjes së misionit dhe vizionit të përbashkët për fuqizimin dhe përmirësimin e pozitës së grave në politikë dhe vendimmarrje dhe arritjes se barazisë gjinore në Kosovë, pa marrë parasysh preferencat politike, gjininë, moshën, etnicitetin, aftësinë, religjionin, pozitën gjeografike, nivelin e edukimit ose statusin shoqëror-ekonomik.

Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se asnjë grua nuk do të ishte përmendur në histori në qoftë se ato nuk do të ishin të bashkuara në kauzat e tyre.

Ndërsa, Igballe Rogova, drejtoreshë ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), ka thënë se mesazhi i këtij bashkimi është solidariteti në mes të grave.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani, ka bërë…