Veseli për arrestimin e Gjuriqit: Kosova ushtroi sovranitetin e plotë

26 mars 2018 | 19:47

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas arrestimit të shefit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në Mitrovicën e Veriut.

Në profilin e vet në “Facebook”, ai ka shkruar se me këtë rast shteti i Kosovës e ka ushtruar sovranitetin e tij të plotë.

“Shteti i Kosovës ka zbatuar sot ligjet e veta dhe ka ushtruar sovranitetin e plotë. Republika e Kosovës nuk lejon asnjë provokim dhe Serbia duhet të kuptojë se ky vend ka zot shtëpie. Ne nuk jemi duke shkuar në Serbi të provokojmë, presim që ata të jenë më të vëmendshëm në respektimin e sovranitetit të kufijve tanë territorialë. Për aq sa ata janë korrekt ne do të jemi korrekt. Nuk na është dashtë dita e sotme, por zyrtarët serbë duhet ta kuptojnë se në Kosovë mund të futen vetëm me lejen e autoritete shtetërore kosovare. Kosova është e përkushtuar për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë por vullneti duhet të jetë i dyanshëm. Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim etnie që të jenë të qetë dhe të mos nxiten nga asnjë lloj provokimi”, ka shkruar Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marko Gjuriq është depërtuar për në Serbi. Drejtori i të…