Wilder: Joshua ka frikë nga unë

12 mars 2018 | 17:20

Kampioni i botës në peshat e rënda në boks në kategorinë WBC, amerikani Deontay Wilder, ka deklaruar sot se deri më tani nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare nga Eddie Hearn, menaxheri i kampionit tjetër të botës në këtë peshë, Anthony Joshua, për një përballje mes tyre.

“Të vetmen gjë që më kanë ofruar është një duel me Dyllian White, por kjo sfidë nuk ka asgjë të afërt me një duel mes meje dhe Joshua”, tha Wilder për mediet. Kampioni amerikan siguroi fitoren e 40-të në karrierën e tij më 3 mars, kur mundi me “KO” kubanezin Luis Ortiz.

Wilder ka konfirmuar edhe një herë objektivin e dëshirën e tij për të dueluar me Joshua, për të unifikuar titujt kampionë bote, por britaniku do të duelojë me Joseph Parker më 31 mars, në Kardif. “Ata nuk duan që kjo përballje të ndodhë dhe sajojnë sfida të ndryshme për të evituar që të kemi një unifikim të titujve kampionë bote. Nuk kemi diskutuar asgjë në lidhje me një duel mes meje dhe Joshua nuk më kanë bërë asnjë ofertë. Ende nuk e kuptoj se përse refuzojnë ta organizojnë një përballje të tillë, përse e mbrojnë Joshua”, tha Deontay Wilder.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh ministër…