Zemaj: Qeveria, konfuze për demarkacionin

24 janar 2018 | 18:34

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka thënë se ka konfuzitet tek partnerët e qeverisë në shumë procese në vend, duke përfshirë edhe demarkacionin me Malin e Zi.

“Është një ligj është marrëveshje që është nënshkruar. Kjo marrëveshje kërkon votën e kualifikuar. Sjella e qeverisë është e pa përgjegjshme që po e pasojnë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Zemaj “Imazh” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij Qeveria nuk është e gatshme për vendime. “Kjo qeveria nuk ka program të unifikuar se si të ecim përpara në proceset. Qeveria buron nga mazhoranca që është në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, ka thënë se…