Zidane: Isco mendon se nuk e vlerësoj

17 prill 2018 | 10:42

Zinedin Zidane i ka thurur elozhe mesfushorit Isco, duke thënë se është një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën e Real Madridit. Trajneri francez ka thënë se Isco mendon se nuk vlerësohet nga ai.

“Unë e kam thënë gjithmonë se Isco është një lojtar i rëndësishëm dhe i vlefshëm për skuadrën tonë. Ai këtë vit ka luajtur më shumë sesa vjet. Jam i kënaqur me faktin që shënoi gol sepse e meritonte. Ndonjëherë i shkon ndërmend se unë nuk e vlerësoj dhe nuk e dua”, ka thënë Zidane, i cili më pas foli edhe për sulmuesin Karim Benzema që nuk po arrin të shënojë. “Benzema? Do t’i kishte pëlqyer të shënonte, por duket se këtë vit e ka të vështirë ta gjejë rrjetën. Skuadra reagoi mirë pas ndeshjes në mesjavë në Ligën e Kampionëve dhe punoi në shumë situata të ndryshme”, ka shtuar Zidane.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi humbi në finale të Ligës Ballkanike nga skuadra e…