​A do të kandidojë Trumpi kundër Bidenit në vitin 2024

08 gusht 2022 | 11:56

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, ka folur sërish në lidhje me një kandidim të mundshëm përballë Joe Biden në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në vitin 2024.

Trumpi u ka thënë republikanëve se po vjen koha që ai të bëjë një njoftim zyrtar në lidhje me ofertën e tij të ardhshme për Shtëpinë e Bardhë. Teksa mbante fjalën në Konferencën e Veprimit Politik Konservator (CPAC) në Dallas, këtë fundjavë, Trumpi ka konfirmuar se do të bëjë publike planet e tij për të kandiduar.

“Sigurisht që nuk është një periudhë shumë e gjatë, koha po vjen”, ka thënë Trumpi.

Ai ka argumentuar se kombi po përballej me kriza të politikës së brendshme dhe të jashtme, duke thënë se Amerika ka humbur “prestigjin” e saj kur Bideni ka tërhequr trupat amerikane nga Afganistani vitin e kaluar.

Gjithashtu, Trumpi ka pohuar se ShBA-ja është një komb që lejoi Rusinë të shkatërrojë Ukrainën, duke vrarë qindra mijëra njerëz dhe kjo situatë vetëm do të përkeqësohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur…