​Apostolova përshëndet miratimin e rezolutës nga Kuvendi

15 dhjetor 2018 | 23:57

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka përshëndetur miratimin e projekt-rezolutës sot në Kuvendin e Kosovës.

Apostolova ka vlerësuar se Kosova duhet të sigurohet që të ketë një qasje gjithëpërfshirëse në këtë proces. “E përgëzoj Kuvendin e Kosovës për votimin e sotëm në marrjen e përgjegjësisë për një proces kaq të rëndësishëm si dialogu me Serbinë. Kosova duhet të sigurohet që të ketë një qasje gjithëpërfshirëse në këtë proces”, ka shkruar Apostolova në “Twitter”. Kuvendi i Kosovës ka miratuar sonte projekt-rezolutën e propozuar nga Partia Socialdemokrate, për dialogun me Serbinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri ukrainas Wladimir Klitschko po përgatit një rikthim të bujshëm…