​Bankat u marrin bizneseve pesë për qind tarifë për deponimin e parave metalike (Video)

19 gusht 2018 | 16:51

Bankat komerciale në Kosovë sa shkojnë e rrisin barrën ndaj bizneseve, duke përdorur norma të larta për shërbime. Vetëm për deponimin e parave të imta (metalike) tarifa është 5 për qind e shumës deponuese. Kjo për bizneset dhe ekspertë të ekonomisë po konsiderohet plaçkitje, e cila nuk duhet lejuar të ndodhë. Banka Qendrore e Kosovës (BQK) nuk komenton këtë çështje, ndërkohë Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) thotë se BQK-ja është i vetmi rregullator për bankat.

Pronari i furrës së bukës “Doni” në Prishtinë, Avni Lushaj, gjatë ditës punon thuajse vetëm me para të imëta, e kur ato shkon t’i deponojë në bankë, kjo e fundit po ia merr fitimin. Kështu ka deklaruar ai për “KosovaPress”, duke shpjeguar se për një mijë euro deponim, banka ia merr 50 euro që, sipas tij, i gjithë fitimi i mbetet aty. Ai kërkon që kjo përqindje të hiqet fare, e nëse kjo nuk ndodh, të paktën të ulet në 2 për qind, nga 5 për qind sa është aktualisht.

Profesori në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, Nagip Skenderi, ka pohuar të jetë i njoftuar për këtë veprim, siç e quan ai, jo të drejtë që e bëjnë bankat komerciale me këtë normë shumë të lartë.

Edhe analisti i ekonomisë, Jakup Bellaqa, ka deklaruar se kjo tarifë prej pesë përlindësh nuk është normale dhe ky veprim është i papranueshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) do të…