​Hoxhaj, LDK-së: Ju deshën pesë vite të vendosni pro ushtrisë së Kosovës

20 shtator 2018 | 22:20

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka thumbuar LDK-në pas deklaratave të Ismet Beqirit se kjo parti do ta votojë ligjin për transformimin e FSK-së.

Hoxhaj ka deklaruar se është për t’u përgëzuar vendimi i vonshëm i LDK-së për ta mbështetur transformimin e FSK-së përmes ligjit.

Hoxhaj deklaroi se po të mos e kishte kundërshtuar para pesë vitesh LDKja, Kosova tashmë do ta kishte ushtrinë me ndryshime kushtetuese.

“Është për t’u përgëzuar vendimi i vonshëm i LDK-së për ta mbështetur transformimin e FSK-së përmes ligjit. Reflektimi i kësaj partie është i rëndësishëm mbi të gjitha sepse po të mos e kishte kundërshtuar transformimin para pesë vitesh, kjo punë do të ishte kryer përmes ndryshimeve kushtetuese dhe nuk do të ishte fare temë por do të ishte fakt”, ka shkruar Hoxhaj në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka…