Për 20 vjet Kosova është ushqyer me populizëm

25 nëntor 2026 | 08:16

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, në “Click” në RTV21 ka kritikuar qasjen ndaj politikave zhvillimore në vend, duke thënë se politikanëve po u mungon guximi për të prezantuar ide që mund të sjellin ndryshime.

Sadiku ka vlerësuar se Kosova për rreth 20 vjet është karakterizuar nga populizmi, ndërsa sipas tij, frika nga reagimi i qytetarëve ndaj skemave sociale po pengon diskutimin e ideve zhvillimore.

“Mendoj se po kemi ide, por nuk po kemi boll guxim të flasim për ide zhvillimore në një vend që për 20 vjet është ushqyer me populizëm. Po i frikësohemi pak a shumë reagimit të popullit me këto skema sociale”, ka deklaruar Sadiku.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë një program të përbashkët…