​Ish-kryediplomati i Shqipërisë: Qeveria Kurti ka qasjen e duhur në dialog me Serbinë

13 qershor 2022 | 12:05

Qeveria e Kosovës po përdorë qasjen e duhur në dialog me Serbinë, ndërkohë që kjo e fundit qëllimshëm po e zvarritë procesin. Kështu ka thënë ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Besnik Mustafaj.

Mustafaj ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës fuqizim të subjektivitetit ndërkombëtar.

Ai e ka quajtur të dështuar “Ballkanin e hapur”, derisa ka kritikuar kryeministrin Edi Rama se po përdorë qasje të gabuar karshi Kosovës.

“Ka qenë një nevojë e ndjeshme për Kosovën që të forcojë subjektivitetin e saj ndërkombëtar, sidomos përballë Serbisë në negociatat të pafundme që janë bërë tashmë. Por që duhet të ishte si e barabartë. Besoj se Qeveria Kurti ka gjetur qasjen e duhur për t’i dhënë Kosovës rëndësinë që ka në dialog. Kjo reflektohet edhe të tjerat, pasi nga ana formale, përveç Serbisë askush nuk është munduar që ta vë në pozicion inferioriteti, po flas për vende që e kanë njohur, jo Rusinë…Tash ky ridimensionim i Kosovës si subjektivitet ndërkombëtar i bënë mirë prestigjit të Kosovës dhe autoritetit të saj”,  ka thënë Mustafaj për “Kosovapress”.

Megjithatë, ai ka thënë se fokusimi vetëm për të zgjidhur problemet me Serbinë ka qenë pengesë për Kosovën për të ndërtuar marrëdhënie serioze, me programe të mëdha bilaterale me aleatët ndërkombëtar.

Mustafaj ka qenë ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë në vitet 2005-2007.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se është e…