​Në Kroaci mbahet simpoziumi Adem Demaçi – simbol i rezistencës shqiptare

09 dhjetor 2018 | 21:37

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, nesër në Zagreb mbahet simpoziumi kushtuar udhëheqësit e ideologut të shqiptarëve të Kosovës, Adem Demaçi, i cili i ka kaluar 28 vjet në burgjet jugosllave.

Simpoziumi “Adem Demaçi”, simbol i rezistencës shqiptare dhe luftëtar për Kosovën e pavarur”, organizohet nga Shoqata Kroate e të Burgosurve Politikë, Klubi i Grave Shqiptare “Mbretëresha Teutë“ në Kroaci, Qendra Dokumentare Informative  dhe Klubi Kroat. “Në këtë simpozium do të paraqiten fotografi dhe dokumente të shkruara dhe kujtime e dëshmi të pjesëmarrësve, të cilët do të flasin se çfarë iu ka ndodhur vetëm për një fjalë të folur, për një shkrim, recitimit të një poezie, për përpjekjet për t’u bashkuar që t’i bëjnë rezistencë bashkësisë jugosllave.  Simpoziumi mbahet në sallën II Vjenac, Kaptol 29a Zagreb, në ora 14.00, thuhet në njoftim”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria, edhe pse vend anëtar i NATO-s, ka publikuar informacione…