​Nis zhvendosja e kioskave në rrugën “Muharrem Fejza”

17 mars 2022 | 14:08

Në rrugën “Muharrem Fejza” në kryeqytet të enjten ka filluar zhvendosja e kioskave që do të vazhdojë deri në përfundim të kësaj rruge. I gjithë ky plan do të vazhdojë edhe për 40 ditë të tjera.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se zhvendosja e kioskave në këtë lagje ka qenë premtim i qeverisjes së tij.

“Tash jemi duke bërë zhvendosjen e kabinave, ku e tërë rruga ka qenë në gjendje shumë të keqe. I kemi 40 ditë prej sot ku do ta përfundojmë deri në fund të rrugës. Çdo projekt në kryeqytet do të planifikohet në mënyrë të mirëfilltë sikurse jemi duke e bërë tash”, ka thënë Rama.

Ndërsa drejtori i investimeve kapitale, Krenar Xhaferi, ka potencuar se pas largimit të kioskave do të bëhet edhe rregullimi i skajoreve të rrugës.

“Ne do t’i trajtojmë edhe skajorët që janë dëmtuar dhe kemi bërë plan të hollësishëm”, ka thënë ai.

Vlen të kujtohet se në këtë konferencë për media, Rama ka folur edhe për punën 100-ditëshe të qeverisjes së tij./Ksp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Biden do t’i sigurojë Ukrainës armë shtesë mbrojtëse të…