Sekuestrohen 1 648 litra tretës në Mitrovicë të Veriut

15 shtator 2022 | 15:50

Pas pranimit të informacioneve inteligjente se nga Serbia është futur mall i kontrabanduar në veri të Kosovës, policia ka angazhuar njësi përkatëse dhe përmes njësitit të trafikut rrugor të Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë jugu në fshatin Vinarc të Mitrovicës ka lokalizuar automjetin transportues me të cilin dyshohej se po bartej malli i kontrabanduar.

Drejtuesi i automjetit gjatë tentimit të shmangies nga policia ka dalë nga rruga dhe ka braktisur automjetin.

Gjatë kontrollit të automjetit është gjendur tretës i llojeve të ndryshme me peshë të përgjithshme prej 1 648 litrash.

Automjeti së bashku me mallrat ilegale janë sekuestruar nga policia në Mitrovicë dhe pastaj i është dorëzuar Doganës së Kosovës. Rasti është duke u trajtuar nga zyrtarë të Doganës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afrim Tovërlani është prezantuar në pozitën e përzgjedhësit të Kombëtares…