​Prishtina bëhet edhe me një sallë alternative

13 prill 2018 | 17:34

Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Administratës Publike kanë nënshkruar të premten marrëveshje mirëkuptimi, me qëllim të marrjes në shfrytëzim të përkohshëm të sallës së kinemasë në ndërtesën Aneks, të njohur më parë si “Salla e Armatës”, në rrugën “Brigada e Kosovës”.

Përmes kësaj marrëveshjeje komuna e Prishtinës fiton të drejtën për dhënie në shfrytëzim të sallës për palët e treta për ngjarje të ndryshme kulturore, sportive e rinore. “Javëve të ardhshme do të njoftojmë për shfrytëzimin e kësaj hapësire në bashkëpunim me ideatorët e rikthimit të sallës në hapësirë alternative të kulturës në kryeqytet”, është thënë në njoftimin për medie të komunës së Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në komunën e Mitrovicës ka filluar zbatimi i programit të…