​PSG-Lyon, a do të luajë Shaqiri përball yjeve botërore sonte

19 shtator 2021 | 11:57

Liga franceze në futboll ka arritur në javën e gjashtë të saj dhe sot zhvillohen disa ndeshje shumë interesante në këtë kampionat.

Padyshim se vëmendja kryesore do të jetë te derbi ndërmjet Paris-Saint-Germain dhe Lyonit që zhvillohet në “Parkun e Princave” me fillim nga ora 20:45.

Nga pesë ndeshjet e para skuadra e trajnerit Maurizio Pochettino ka pesë fitore dhe rrjedhimisht kryeson tabelën me 15 pikë, kurse Lyoni ka dy fitore, dy barazime dhe një humbje duke u renditur në vendin e shtatë me tetë pikë të mbledhura.

Nga radhët e Lyonit Xherdan Shaqiri është në mesin e lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje, por nuk pritet që ai të jetë në fushë nga minuta e parë. Mbase, varësisht nga ecuria e ndeshjes, ish-lojtari i Liverpoolit mund t’i ketë disa minuta në dispozicion përballë yjeve se Messi, Neymar e Mbappe.

Këto janë formacionet e mundshme:

PSG: (4-2-3-1): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Diallo; Herrera, Gueye; Di Maria, Messi, Neymar; Icardi

Lyon: (4-2-3-1): Lopes; Gusto, Da Silva, Denayer, Emerson; Guimaraes, Caqueret; Shaqiri, Aouar, Ekambi; Slimani

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bazuar në raportet nga klinikat Covid-19 të QKUK-së dhe spitaleve…