​Rusët vendosin pajisje ushtarake në çatinë e centralit bërthamor

01 nëntor 2022 | 23:20

Inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka njoftuar sonte se forcat ruse kanë vendosur pajisje ushtarake në çatinë e termocentralit bërthamor të Zaporizhias.

Siç raporton Kyiv Independent, duke cituar departamentin e inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, rusët kanë vendosur pajisje ushtarake në çatinë e termocentralit më të madh bërthamor në Evropë, për të kundërshtuar zbulimin ajror ukrainas.

Forcat ruse pushtuan termocentralin bërthamor të Zaporizhia në javët e para të luftës. Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar vazhdimisht njëra-tjetrën për granatimet e asaj zone.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një pasagjer në një fluturim El Al midis Tel Avivit…