​Sot vazhdon seanca e Kuvendit për menaxhimin e pandemisë COVID-19

14 korrik 2020 | 08:49

Seanca e Kuvendit të Kosovës lidhur me raportimin e kryeministrit Hoti dhe debatin parlamentar për menaxhimin e pandemisë COVID-19, do të vazhdojë sot në ora 10:00.

Seanca e cila nisi dje në ora 16:00, për rreth 5 orë nxiti debat të ashpër mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.

Debat të ashpër, kryesisht pati ndërmjet deputetëve të VV-së me kryeministrin Hoti dhe ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Me propozim të shefit të GP-së të VV-së, Rexhep Selimi, seanca për debatin për pandeminë u ndërpre për të vazhduar sot në ora 10:00.

Për këtë temë shëndetësore, kanë mbetur të diskutojnë edhe 22 deputetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Intervista e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Hagë, do…