‘1 tetori i vitit 1997 na kujton vendosmërinë e rinisë studentore për t’u ngritur mbi padrejtësitë’

01 tetor 2023 | 10:53

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) , Ramush Haradinaj, ka kujtuar demonstratën e 1 tetorit të vitit 1997 të organizuar nga studentët dhe profesorët e Universitetit të Prishtinës.

Haradinaj ka thënë se kjo demonstratë ishte paralajmërimi dhe legjitimimi i ndryshimit të madh, i luftës për liri e pavarësi, përcjell Klankosova.tv.

“1 tetori i vitit 1997, na kujton vendosmërinë e rinisë studentore dhe profesorëve universitarë, për t’u ngritur mbi padrejtësitë dhe për ta paralajmëruar e legjitimuar ndryshimin e madh, luftën për liri e pavarësi!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër ( hënë) do të…