1 TETORIN 1997 NUK DUHET TA NDEROJNË VETËM ATA QË E ORGANIZUAN DHE E UDHËHOQËN

11 tetor 2020 | 14:22

Ismet Sylejmani

Shkoi 1 Tetori i vitit 2020, dhe e nderuan 1 Tetorin e vitit 1997, kryesisht vetëm ata që e organizuan!

Ata që e sabotuan atëherë nuk dolën kundër nderimit e organizimit nderues tash, por as ata që nuk e organizuan drejtëpërdrejtë atëherë, e të cilëve u sherbeu shumeeeee në male e jashtë Kosovës….!

Nuk e nderuan aq shumë sa duhej dhe bënë fare pak, ndonëse kishte mundësi dhe hapsirë, pasi pas 23 viteve duhej të ishte ngjarje e madhe studentore,mediale, politike, shtetërore e kombëtare, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, diasporë e kudo!

Luftëtari dhe studenti, UÇK-ja dhe UNIVERSITETI, në prag të fillimit masiv të luftës së armatosur çlirimtare të UÇK-së, ishin katër nga armët më të mëdha që dispononte populli shqiptar në luftën kundër Serbise pushtuese!

Viti 1997 ishti viti që paralajmëronte se do të vinin vite të mëdha të luftës për liri të popullit shqiptar të Kosovës!

Viti 1997 i demostratës studentore në përkrahje e në mbështetje të UÇK-së ishte dhe mbetet viti me domethenës në historinë e popullit shqiptar!

1 Tetori i viti 1997 është viti historik që shpërtheu frikën dhe mbolli lirinë e armatosur çlirimtare, për të cilën kishte kohë që kishte filluar të godiste pa meëshirshëm dhe të luftonte nëpër pjesë të ndryshme UÇK dalëzotsja e popullit shqiptar e me së shumti në truallin e larë me gjak të Drenicës heroike!

Kryesia e Unionit të Studenteve të Universitetit të Prishtinës, Rektorati i Universitetit me Rektorin historik Prof. Dr. Ejup Statovci u bënë të famshmit, u bënë të mëdhenjtë, u bënë të admiruarit e popullit shqiptar, por edhe u bënë armiqt, kundërshtarët, të urryerit e rregjimit pushtues serb dhe të përbuzurit e politikës ditore pacifiste!

1 Tetori legjendar i vitit 1997 në Prishtinë, ishte paralajnerimi final se lufta e armatosur çlirimtare e UÇK-së do të jetë jo luftë cubash e të paknaqurish, anarkistësh e teroristësh, jo luftë të frustruarisht për pushtet e për poste, por luftë e popullit shqiptar kundër ushtrisë, policisë e formacioneve para militare e pushtuese serbe!

Drejtuesit e gjallë të UUP-së, personalitete historike të Unionit në kohën e demostrstës së vitit 1997, jo vetëm duhet të nderohen e të respektohen shumë, ndaj Tyre duhet të marrë shteti në dorë nderimin për ATA, sepse Ata bashkë me studentët levizën të palevizshmën, u bënë UCK-ja pa armë në qytet dhe aleatët, përkrahësit dhe furnizuesit me njerëz të UÇK-së në malet liridashëse!

Kosova duhet të ketë lagje, sheshe e rrugë, që nderojnë demostratëtn legjendare të 1 Tetorit 1997!

Kosova duhet të ketë dekorata e mirënjohje, monumente e skalitje të ndryshme artistike në nderim të 1 Tetorit 1997!

Pas 1 Tetorit 1997, ndryshoi gjithëçka në Kosovë, ndryshoi dhe u fuqizua edhe UÇK!

Kosova duhet ta caktojë agjenden shtetërore në nderim të kësaj ngjarjeje historike, sepse ajo nuk ishte do si do, dhe jejona e saj ishte me permasa të mëdha kombëtare e ndërkombëtare!

1 TETORIN 1997 NUK DUHET TA NDEROJNË VETËM ATA QË E ORGANIZUAN DHE E UDHËHOQËN

Prishtinë, 11 Tetor 2020!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besnik Berisha, avokati i kryetarit të Komunës së Istogut, Haki…