10 familje me shtëpi të reja banimi në Malishevë

27 mars 2024 | 12:17

Dhjetë familje në Komunën e Malishevës janë bërë me shtëpi të reja. Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka bërë me dije se para një viti kanë nisur një bashkëpunim shumë të mirë me organizatën “Qatar Charity”, i cili bashkëpunim po rezulton me ndërtimin e shtëpive të reja për familjen në nevojë.

“Sot i kemi ndarë çelësat e shtëpive të ndërtuara dhe mobiluara tërësisht për 10 familje, që jetojnë në kushte të vështira ekonomike e sociale. I uroj nga zemra secilën familje që nga sot do të jetojnë në kushte më të mira dhe me mirëqenie sado më të lartë”, ka thënë kryetari Kastrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politikani austriak, Gunther Fehlinger, ka bërë disa deklarata të forta…