10 makinat që refuzojnë të vdesin

29 qershor 2019 | 21:57

Edhe pse shumica e prodhuesve të makinave sot kanë arritur të gjejnë se si t’i bëjnë automjetet të forta, ka disa modele e marka që refuzojnë të zhduken.

Disa nga këto makina kanë arritur status legjendar mes shoferëve në të gjithë botën, dhe vazhdojnë të kërkohen nga njerëz që duan t’i blejnë.

Këto janë disa nga makinat që refuzojnë të vdesin.

 Jeep Cherokee XJ është një nga makinat me motorin më të qëndrueshëm e më të fortë, që mund të vazhdojë për shumë vite.

Furgoni i preferuar i të rinjve “hipi” në vitet 60, është një model i viteve 50 të bëra nga Volkswagen, që janë po ashtu nga makinat më rezistente që janë prodhuar nga kompania gjermane.

Subaru me superbagazh, makina të prodhuara në vitet 1990. Makina që mbijetojnë edhe kur mirëmbahen nga një person që s’merr vesh fare nga makinat. Duke pasur dhe katër rrota aktive, u bë shumë popullore si makinë.

Honda Accord nuk është shumë e paraqitshme, as shumë tërheqëse, por punën e bën si asnjë makinë tjetër. Këto makina shihen si të pavdekshme, pavarësisht vitit se kur janë prodhuar.

SAAB 900 nuk njihen më, pasi vetë kompania “Saab” nuk ekziston më. Megjithatë, versionet Saab 900 vazhdojnë të qarkullojnë edhe sot më së miri.
Toyota Camry kanë krijuar një status legjendar për jetëgjatësi, sidomos në SHBA. Makinat janë gjithashtu të rehatshme dhe pas 480 mijë kilometrash ecin për bukuri, si në vitet e para.
Toyota mbahet për makina të forta, dhe Corolla është një nga shembujt më të mirë. Makina arrin të bëjë shumë kilometra, me shërbime bazë.
Mercedes-Benz W123, sidomos variantet me naftë, janë kthyer në simbol të pashkatërrueshmërisë. Është e vërtetë që trupin u kap ndryshku shpejt nëse nuk mirëmbahen, por motorët janë të pavdekshëm. Arrijnë nga 960 mijë kilometra pa problem.
VW GOlf II. Ky model bëri që Golf të marrë famë si makina ideale familjare. Me një motor që konsumon pak, por të fortë, këto janë nga makinat më jetëgjata dhe vazhdojnë të kërkohen nga njerëz që duan t’i blejnë.
Volvot kanë bërë jo vetëm disa nga makinat më të forta e të sigurta në rast aksidenti, por edhe më jetëgjata. Ka Volvo që vazhdojnë të qarkullojnë sot me më shumë se 1 milionë kilometra. Rekordi është një Volvo e bërë në vitin 1966, që ka kapur 4.4 milionë kilometra./tch

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Doris Pack, kryetarja e Forumit të Grave në Partinë Popullore…