10 persona të maskuar demoluan mbrëmë “Bon Vivantin”

29 mars 2023 | 08:35

Është demoluar mbrëmë nga disa persona të maskuar lokali i njohur ‘Bon Vivant’ në qendër të Prishtinës.

Siç merr vesh “Metro”, rreth 10 persona janë futur brenda lokalit dhe kanë filluar ta thyejnë atë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se ngjarja ka ndodhur rreth dje rreth orës 21:30 në rrugën ‘Rexhep Luci’ dhe në koordinim me prokurorin e shtetit kanë nisur hetimet.

”Rreth orës 21:30, kemi pranuar informatën për demolimin e një lokali në rrugën “Rexhep Luci”, në Prishtinë. Menjëherë njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit kanë nisë një hetim për ndriçimin e plotë të kësaj ngjarje”,” tha Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe do…