10 vatra zjarri në Shqipëri, asnjë rrezik për banesat

20 korrik 2022 | 11:06

Në të gjithë Shqipërinë janë dhjetë vatra zjarri problematike.

Të dhënat më të fundit nga terreni flasin për një normalizim të situatës. Janë nën kontroll dhe drejt shuarjes dy vatrat në Qarkun e Vlorës.

Në qarkun e Durrësit janë neutralizuar katër zona zjarri, duke shmangur rreziqet për zonat e banuara.

Më e qetë është situata në Patin të Klosit dhe Marikaj të Vorës.

Po ashtu, vëmendja është përqendruar në shpatin e malit në Balldren, në fshatin Lekbibaj në Tropojë dhe në fshatin Dushk të Lushnjes. /Euronews Albania/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, ka…