100 thasë mbeturina largohen nga lumi Istog

31 tetor 2020 | 18:14

Organizata Let’s Do It Kosova në bashkëpunim me lëvizjen globale River Cleanup, sot kanë realizuar aksion pastrimi në lumin Istog, prej nga janë larguar mbi 100 thasë me mbetje plastike dhe me mbetje të përziera, si dhe nëntë kamionë me mbetje të vëllimshme. Sipas njoftimit për media, këtë aksion e ka përkrahur edhe komuna e Istogut.

Aksioni u realizua te “Ura e Gurit” në fshatin Zallq të komunës së Istogut.

“Pjesëmarrës në aktivitet përveç vullnetarëve të Let’s Do It Kosova ishin edhe zyrtarë nga komuna e Istogut. Për shkak të situatës me pandeminë, numri i pjesëmarrësve ishte i reduktuar. Në këtë aksion u lansua për herë të parë edhe përdorimi i pajisjes ‘Trash boom’, e cila shërben si barrierë për mbeturinat notuese”, thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës për media, aksioni i sotëm u realizua në vazhdën e aksioneve për pastrimin e lumit Drin, të cilat sipas Let’s Do it Kosova, kanë nisur qysh nga viti i kaluar në bashkëpunim me lëvizjen River Cleanup, e që do të vazhdojnë edhe përgjatë vitit 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një prift ortodoks ka mbetur i lënduar nga të shtëna…