Toronto “leksion” Lakersave, kryeson renditjen në Lindje

05 nëntor 2018 | 11:06

Skuadra e Torontos ka triumfuar 121-107 ndaj Lakersav, takim zhvilluar i në Los Angeles, duke korrur suksesin e 9-të sezonal, fitore që mban ekipin kanadez në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes. Një sfidë mjaft e mirë nga ana e basketbollistëve të Torontos, që ishin gjatë gjithë kohës padronë të fushës edhe pse luhej në Kaliforni. Kuzma me 24 pikë ishte shënuesi më i mirë për Lakers, ndërsa për miqtë u dallua Ibaka me 34 pikë e 10 rebaund, mbështetur edhe nga Lowry me 21 pikë e 15 asistime.

Humbet edhe skuadra e San Antonio, që u mund 117-110 në fushën e saj nga Orlando, sfidë ku skuadra mike e dominoi vazhdimisht lojës, madje duke u shkëputur deri në 30 pikë. DeRozan realizoi 25 pikë, por që mbetën për statistikë për Spurs, ndërsa për miqtë u dallua Gordon me 26 pikë. Vijon sezoni pozitiv i Milwaukee, që mposhti me lehtësi 144-109 Sacramento, duke qenë forca e dytë në Lindje. Sfidë në sens unik, gjithnjë e kontrolluar nga vendasit, ku u dallua Antetokounmpo me 26 pikë, 15 rebaund e 11 asistime.

Në ndeshjet e tjera të luajtura sot, spikat fitorja e Washington, 108-95 ndaj New York, sfidë ku diferencën në fushë e bënë Wall me 26 pikë e Beal me 22. Fiton edhe Portland, 111-81 ndaj Minnesota, ndeshje e komanduar nga basketbollistët vendës, me Nurkic që realizoi 19 pikë e 12 rebaund. Pa probleme fiton Brooklyn, që mundi 122-97 Philadelphia, ku Hollis-Russell-levert realizuan 62 pikë së bashku. Phoenix triumfoi në sekondat e fundit 102-100 ndaj Memphis, falë 25 pikëve të Booker. /Telesport/

Rezultatet

Milwaukee – Sacramento         144-109
Brooklyn – Philadelphia           122-97
Washington – New York           108-95
San Antonio – Orlando             110-117
Phoenix – Memphis                  102-100
Portland – Minnesota               111-81
Lakers – Toronto                       107-121

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, pas shpalljes së…