105 deputetë të viteve të ‘90-ta do të përfitojnë nga 2 733 euro

21 shtator 2020 | 11:12

Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, në mbledhjen të Qeverisë ka paraqitur propozimin për miratimin e vendimit për kompensimin financiar të njëhershëm për delegatët e legjislaturës së vitit 1990.

Këtë njoftim ai e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Njoftimi i plotë i tij:

Po ndaj sot me ju një lajm shumë të mirë për 105 deputetët e legjislaturës së vitit 1990.

Sot para kabinetit qeveritar, paraqita propozimin për miratimin e vendimit për kompensimin financiar të njëhershëm për delegatët e legjislaturës së vitit 1990.

Janë këta delegatë të cilët kanë marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës me datë 2 Korrik dhe 7 Shtator dhe kanë vazhduar mbajtjen e mbledhjeve deri më 24 Maj 1992.

Nga ky vendim 105 deputetë do të përfitojnë proporcionalisht shumën prej 2.733 euro. Për ata deputetë që nuk janë në jetë, kompensimin e plotë financiar të njëhershëm, do e gëzojnë bashkëshortja/e veja e deputetit apo fëmija deri në moshën 18 vjeçare, ndërsa nëse janë në studime deri në moshën 26 vjeçare.

Me këtë vendim të sotëm, qeveria e Kosovës, përmbushi edhe një obligim ndaj atyre që në kohë të vështira patën guximin intelektual e kombëtar që të jenë krah me popullin duke shpallur Kosovën Republikë dhe duke nxjerrur Kushtetutën e Kaçanikut, akte këto të cilat paraprinë zhvillime të mëdha në vitet e mëpasme në vendin tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përkujtuar kolonelin Ahmet Krasniqi,…