105 euro vlera e koeficientit, ja sa do të paguhen punëtorët që marrin paga nga shteti

01 shkurt 2023 | 12:01

Tashmë zyrtarisht është caktuar vlera e koeficientit të pagës për punëtorët e sektorit publikë në Kosovë. Vlera e koeficientit do të jetë 105 euro. Kështu është bërë me dije të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës

Sipas vlerës monetare të koeficientit, pagën më të lartë në vend do ta ketë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Në bazë të një përllogaritje të thjeshtë, del se presidentja Osmani do të paguhet rreth 1 mijë e 890 euro.

Ndërsa kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca në bazë të kësaj vlere, do të paguhen 1 mijë e 785 euro në muaj.

1 mijë e 722 do të jetë paga e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe të njëjtën pagë do ta marrin edhe ministrat.

Sa i përket arsimit, një mësimdhënës i Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët do ta ketë pagën 588 euro ndërsa ai/ajo në Shkollë të Mesme të Lartë do ta ketë pagën 609 euro.

Rektori i Universitetit të Prishtinës do ta ketë pagën 1 mijë e 491 euro, ndërsa një profesor universitar do të marrë pagë 1 mijë e 302 euro në muaj.

Policët e Kosovës do të paguhen 525 euro, ndërsa një ushtar i FSK-së, 588 euro.

Sa i përket sektorit të shëndetësisë, për pozitën mjek specialist, mjek specialist i mjekësisë familjare, stomatolog specialist, farmacist specialist, farmacist klinik, psikolog klinik specialist do ta ketë pagën 1 mijë e 260 euro.

Sipas ligjit të pagave ambasadorët do ta kenë pagën 1 mijë e 344 euro.

Kryetarët e komunave që kanë mbi 100 mijë banorë pritet të marrin pagë 1 mijë e 365 euro, ndërsa ata me më pak banorë do të kenë paga më të ulëta.

Kryetari i kryeqytetit pritet të ketë pagë 1 mijë e 575 euro.

Ligjin e Pagave mund ta lexoni: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Milwaukee korri fitoren e pestë radhazi në kampionat,…