107-vjeçari që ende vozitë ‘Mercedesin’ me të fejuarën 100-vjeçare (Video)

12 shkurt 2020 | 11:18

Joe Newman, 107 vjeç, është banori më i vjetër i ndërtesës ku jeton ai në Sarasota të Floridës. “Natyrisht që kam dhimbje”, ka thënë Newmani për “Today” të NBC-së.

Ai ka thënë se në këtë moshë vallëzon dhe vozitë veturën. Ky i moshuar është bërë i famshëm në këtë vend me veturën e tij “Mercedes 320” me ngjyrë qershie, të cilin e ka blerë nga mjeku i tij kur ishte 103 vjeç.

“Kur e pashë për herë të parë zemra ime rrahu më shpejt”, ka thënë Newmani. Për argëtim, Newmani kënaqet duke u vozitur nëpër qytet me të fejuarën e tij, Anita Sampson, e cila muajin e ardhshëm do të bëhet 100 vjeçe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maya Lu është vetëm nëntë vjeçe, por ajo tashmë ka…