11 Maji – SPAK-u nis 26 hetime për krime zgjedhore
02 maj 2025
| 16:48
Në 26 raste të kallëzuara apo të konstatuara kryesisht nga hetuesit, Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë ka gjetur elementë të krimeve zgjedhore për procesin e 11 Majit dhe ka regjistruar procedim penal duke vijuar me hetime të thelluara.
7 nga këto procedime ku janë ngritur dyshime të përfshirjes në korrupsion apo krime të tjera zgjedhore të kryera nga zyrtarë të lartë, janë regjistruar me iniciativën e vetë SPAK.



