11 të vdekur në Afganistan

21 tetor 2020 | 11:41

Të paktën 11 gra kanë vdekur dhe shumë të tjera janë plagosur në një shkelje në një stadium në Afganistan, ku njerëzit po aplikonin për viza, kanë thënë zyrtarët afganë.

Incidenti ka ndodhur pasi “mijëra njerëz” ishin mbledhur për të kërkuar leje në Pakistan, ka thënë një zëdhënës lokal.

Turma ishte ridrejtuar në një stadium sportiv në vend të qendrës së zakonshme të vizave në qytetin e Jalalabadit.

Aplikimet për viza në Pakistan sapo kanë rinisur pas një pauze shtatëmujore për shkak të pandemisë.

“Aplikantët e vizave u ngutën për të siguruar kuponët e tyre nga zyrtarët e konsullatës”, ka thënë një zyrtar në Jalalabad, sipas “Reuters”.

“Turma doli nga kontrolli, duke çuar në një shkelje”, ka thënë zyrtari në fjalë.

Ambasadori i Pakistanit në Afganistan, Mansoor Ahmad Khan, ka thënë se ai ishte “thellësisht i trishtuar” nga incidenti dhe se vendi i tij ishte “i angazhuar me autoritetet afgane për lehtësimin më të mirë të aplikuesve të vizave”.

Në shoqërinë e Afganistanit, është e zakonshme që gratë dhe burrat të bëjnë radhë veç e veç.

Mendohet se një numër i grave dhe të moshuarve të tjerë gjithashtu janë lënduar, raporton “BBC”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë seancës së…